Policia kap mbi 90 kilogramë marihuanë në Kosovë, pamje nga vengjarja

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 90 kilogramë drogë të llojit marihuanë dhe ka arrestuar dy persona përgjatë së premtes.

Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke dhënë një premtim të madh lidhur me grupet kriminale që operojnë në Kosovë.

“Sapo u zbuluan mbi 90 kg drogë e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona. Shqetësimi juaj për përhapjen e përdorimit të llojeve të ndryshme të drogave, sidomos nga fëmijët është thirrje për institucionet që të punojnë dhe luftojnë pakompromis grupet kriminale”, ka shkruar ai.

“Porosia është e qartë: Nuk do të bëjmë asnjë kompromis për asnjë individ dhe do të shkatërrojmë çdo grup të organizuar kriminal të cilët po trafikojnë apo po kultivojnë drogë në Kosovë. Atë do të bëjmë çdo ditë dhe në çdo cep të Kosovës!”, ka thënë ndër të tjera Sveçla.

Ministri i MPB-së e ka dhënë informacionin i pari, përpara Policisë së Kosovës. Lajmi.net është në pritje të detajeve të tjera.