Deputeti i partisë Demokratike Astrit
Patozi ka karkuar solidaritet nga
opozita për tu ardhur në ndihmë banorëve të izoluar nga dëbora. Gjatë fjalës së tij në parlament
Patozi e ka quajtur të panevojshëm planin e masave të prezantuar nga
opozita.
“Në asnjë vend një opozitë normale nuk i ngatërrohet nëpër kembë një vendi në emergjencë. Njerëzit nuk ndihmohen në
Twitter e as
Facebook. Banorët nuk ndahen në të djathtë e të majtë. Ata njerëz pavarësish bindjeve kanë një kërcënim, borën dhe motin e keq, e kanë harruar për kë kanë votuar, por
Rama përpiqet t’i ndajë në hallin e përbashkët, t’i fusë panikun me shpresë se ata do zemërohen me qeverinë”- tha
Patozi duke nënvizuar se një situatë e tillë ishte shfrytëzuar nga
Rama edhe gjatë përmbytjeve që kishin ndodhur gjatë vitit të kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2012,
ora 13:46