Patozi në Korçë shpall lëvizjen e re, kush janë tre deputetët që e shoqërojnë?
Pëlqej
Astrit Patozi, gjatë një takimi me demokratë e Korçës, ka deklaruar se PD nuk ka vdekur, duke u bërë thirrje demokratëve që të behën të gjithë bashkë dhe të mos lejojnë garën për kreun e PD-së.

Në takim merrnin pjesë deputetët aktualë Eleina Qirici, Gjergji Papa, Ridvan Bode, Astrit Patozi. Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi tha se nga Korça shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.
“Nëse lëvizja jonë do të kishte një emër do të ishte ‘lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike”.

Demokratët që janë të shqetësuar dhe të lënduar si ne, pas humbjes së 25 qershorit, duhet të themi që ne jemi të gjithë bashkë. PD është opozita e këtij vendi dhe një aset për këtë vend. Ndaj, ky takim këtu dhe ata që do të vijojnë, do tu tregojë shqiptarëve që PD është pronë e demokrateve dhe jo një biznes privat. PD nuk mund të jetë kurrë pronë e një njeriu. Ne jemi etiketuar qëllimisht si kundërshtarët e Lulzim Bashës. Po ua them dhe një herë që ne jemi kundërshtarët e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Kjo, sepse Lulzim Basha ka përgjegjësinë më të rëndë, por ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me të.

PD nuk ka vdekur por është këtu në këtë sallë. Në 2013, Sali Berisha dhe të gjithë dhanë dorëheqjen pas rezultati.

Pas një humbej ai thotë që eja të shkojmë përsëri bashkë në garë. Po çfarë është kjo humbja e “Skënderbeut”, që thotë eja se do të fitojmë në ndeshjen tjetër”. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2017, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori