Patozi: Ne humbëm, LSI e babëzitura e madhe
Për Astrit Patozin, LSI është e babëzitura e madhe dhe se të ngresh gishtat e fitores është një dasmë në vdekje. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti demokrat u shpreh se PD ka humbur dhe se duhet një analizë e thellë për këtë humbje.

“Ne humbëm, por as qeveria nuk i fitoi zgjedhjet. Unë e ndjej veten pjesë të humbjes. Ankimimi i LSI-së për Vorën është cinik, si spoti për votën. Ajo është e babëzitura e madhe”, tha Astrit Patozi. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2015, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori