Patozi: Miku im që u habit nga pritja e policëve për ministrin e ri
Deputeti i PD Astrit Patozi me anë të një statusi për ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, ka ironizuar mënyrën se si e pritën policët ministrin e ri Fatmir Xhafaj.

Statusi i Patozit:

OPTIMIZMI QE PO SHOQERON EMERIMIN E TAHIRIT

"Një miku im, që erdhi nga jashtë këto ditë në Tiranë pas shumë vitesh, me tha sot se ishte bërë optimist për të ardhmen e vendit.
Kishte parë lajmet me ndryshimin e titullarit në Ministrinë e Brendshme dhe ishte i bindur që me këtë tè riun, Saimir Tahirin, duket sikur do të harrohen shumë shpejt lajmet për hashash, drogë, trafiqe dhe Shqiperinë – Kolumbi të Europës.

Entuziazmi, me të cilin e pritën ministrin e sapoemëruar policët dhe punonjësit e rendit do të thotë se ka ai qenë zgjedhje e qelluar e Edi Rames, me tha ai.

Sipas tij, nje gje te tille nuk e kishte pare ne asnje vend te botes, ne Shqiperi jo e jo, madje as ne koherat e vjetra te diktatures, dhe kjo e mbushte me shprese dhe besim.

Ndonese tha se nuk e njihte ministrin e shkarkuar, Fatmir Xhafa, ai mendonte se zoti Tahiri ishte me modern dhe me premtues se parardhesi i vet.

Atij dhe i kishte bere shume pershtypje deviza e tij “Forca cuna”, e cila, per te ishte fiks gjeja e duhur qe duhej bere sot per vendin. Miku im niset sot ne darke, per andej nga ka ardhur, dhe mua nuk me mbetet gje tjeter vecse te uroj qe deshira e tij te realizohet sa me shpejt"./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 19:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori