Tërmeti ”shkund” SHBA-të, sa i fortë dhe ku ishte epiqendra (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 6.5 i shkallës rihter ka rënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lëkundja është regjistruar rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale dhe e kishte epiqendrën 44 milje nga perëndimi i Challis në Idaho.

Tërmeti, që ka zgjatur 20-30 sekonda sipas dëshmive, është ndjerë në të gjithë Idahon dhe në shtetet fqinje.

Pak më vonë u regjistrua edhe një paslëkundje e fuqishme me magnitudë 4.5 të shkallës rihter.

Sipas mediave amerikane lëkundjet ishin të forta, por nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme të konsiderueshme. Departamenti i policisë gjithashtu bëri me dije se nuk ka telefonata për ndihmë.


Shtuar 1.04.2020 06:36