Patozi kërcënon Ramën: Nuk ta uroj, por mund të kesh fundin e...
Deputeti i PD-së, Astrit Patozi, ka replikuar disa herë ditën e sotme në Parlament me kryeministrin Edi Rama. Patozi fillimisht foli për situatën e kanabisit, duke u shprehur se Shqipëria është në një situatë alarmante.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e Ramës, i cili i tha Patozit që të mos kompleksohej nga raportet e huaja.

“Astrit, unë flas brenda realitetit. Avioni u nis nga Italia dhe erdhi në Shqipëri. A imagjinon dot që Italia nuk ka ende sot informacion për këtë.

Imagjinoni tani të ngrihet opozita italiane dhe të bëjë zhurmë për këtë”, i tha Rama Patozit. Por deputeti i PD-së u përgjigj menjëherë.

“Droga është problem kombëtar. Përmende këtu çështjen e SHBA-ve, që janë marrë peng edhe udhëheqës politikë, kur është cenuar siguria kombëtare.

Mos e degrado edhe më shumë situatën, nuk ta uroj, por mund të kesh fatin e ndonjërit prej tyre”, deklaroi Patozi.
Shtuar më 22/09/2016, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori