Patozi kërcënon Bashën: Pasoja të rënda nëse nuk sqaron marreveshjen me Ramën
Deputeti i PD-së, Astrit Patozi i lënë jashtë nga kreu I PD-së Lulzim Basha, ka komentuar zërat nëse pas zgjedhjeve të 25 qershorit mund të ketë një koalicion PS-PD.

Patozi i cilësoi këto lajme si legjenda, që sipas tij duhet të sqarohen këtë javë nga vetë zoti Basha.

“Problemet e PD në fushatë është fakti se qarkullon një legjendë që spo fashitet, që pas zgjedhjeve do ketë koalicion PD-PS.

Në rast se kjo javë e fundit se ndanë PD nga kjo legjendë, pasojat do jenë të rënda dhe përgjegjësi është zotit Basha, i cili duhet të jetë eksplicit për këtë gjë. Ndaj unë shpresoj që këtë javë ky problem të zgjidhjet.

Më modest sesa herët e tjera, përsa i përket zgjedhjes së zotit bash. Kjo nuk më pengon që të jem aktiv. Për herë të parë në historinë e PD, forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshtari.

Është një fushatë që përçmon PD, që nga flamuri, që nga simbolet, nga kryetari dhe nga përfaqësimi politik. S’ka ndodh as në kohët më të vështira. Ndjej keqardhje”, -pohoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2017, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori