Patozi ironizon Bashën: Fiton më shumë kur shkon me pushime ose kur nuk flet
Astrit Patozi ka qenë një nga politikanët që ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ramës për një President të përbashkët.

Ndër të tjera ai ka përmendur Bashën, ku ndër të tjera ka theksuar se ai fiton më shumë kur nuk flet apo është me pushime.

Postimi i plotë

KUSH JANË HAJDUTËT E TJERË, LULZIM?

Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe idea e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë. Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.

Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.

Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për “klasën politike” shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.

Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës. I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht alsionin politik. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori