Patozi i hap "luftë" Lulzim Bashës: Do t'a shpërtalloj...
Astrit Patozi ka reaguar sërish në lidhje me deklaratën për kandidimin e tij në lidhje me kreun e Partisë Demokratike.

Në një reagim për “Panorama” Patozi shprehet se është regjistruar në garë dhe se gara do ta shpërtalloj Lulzim Bashën.

Pas zërave se ai nuk është regjistruar zyrtyarisht në garën për kreun e PD-së, Patozi reagon duke sqaruar të vërtetën.

“Jam regjistruar në garë dhe këtë vendim e kam bërë publik para 3 milionë shqiptarëve. Kam bërë të qarta gjithashtu kushtet e mia për të pasur nje garë në kushte të barabarta.

Dhe dua të përsëris, se nëse kjo garë do të jetë e tillë do ta shpartalloj Lulzim Bashën”- tha Patozi. /albeu.com/




Shtuar më 03/07/2017, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori