Patozi: Gjermeni më normalja e qeverisë Rama (VIDEO)
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin "Oktapod" të Turjan Hyskës, ka deklaruar se i vetmi person për të cilin ka menduar mirë në radhët e qeverisë Rama është ministrja Eglantina Gjermeni.

Po ashtu, deputeti Patozi bëri të ditur se kohë më parë ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin.

“Kryeministri Rama më ka uruar për ditëlindjen time, dhe unë më vonë i ktheva reston duke i uruar lindjen e djalit. Une nuk do ta kisha bërë, që ta uroja për djalin, kështu që është meritë e tij”. /albeu.com/

Shtuar më 05/12/2015, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori