Patozi: Fullani duhet të jepte dorëheqjen
Pëlqej
Astrit Patozi
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, shprehet se në një shtet serioz Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, ai thotë se skandali në Bankë është pasqyrë e përkryer për të parë fytyrën e deformuar të institucioneve tona.

"Ndërsa opozita duket si më e sinqerta në qëndrimin e saj, pavarësisht se, si çdo gjë në kundërrjedhë, ai nuk është për t’u lakmuar në këto çaste. Ajo është e përligjur gjithsesi në pikën që shikon një sulm të pastër të maxhorancës për të futur nën sqetull një tjetër institucion të pavarur dhe për ta përdorur kundër sajQeveria kërkon të lajë duart, duke treguar gjoja pafuqinë e vet për të reaguar. Është fshehur ai burri, që edhe për gjënë më të vogël të tund para syve përgjegjësinë para 1 milion “shuplakave”, që e kanë votuar më 23 qershor. Në fakt, Kryeministri ka marrë pozicionin më të keq, atë të skuthit, i cili nuk është i shqetësuar fare prej skandalit, por thjesht përpiqet të përfitojë sa mundet prej tij." shprehet ai. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori