Profesori shqiptar flet nga Madridi: Ç’ndodh sot në Itali do jetë këtu pas një jave

Profesori shqiptar Albert Pelari ka rrëfyer situatën me koronavirusin në Madrid duke ditur se Spanja është vendi i dytë më i goditur në Europë.

Duke folur për News24 Pelari tha se ajo që po ndodh sot në Itali do të ndodhë pas në jave në Spanjë dhe se Spanja ndryshe nga Italia apo Gjermania do e vuajë më shumë ekonomikisht. Kjo ndodh sepse Spanja ekonominë e ka të bazuar tek turizmi dhe Pelari shprehet se nëse mbyllen hotelet dhe s’ka turistë atëhere ekonomika e Spanjës vdes.

Po ashtu ai rrëfen se në Spanjë ka një karantinë shumë të rreptë teksa vetëm një person nga një familje lejohet të dalë nga shtëpia vetëm për nevoja kryesore dhe se në rast të kundërt gjobat janë të majme nga 600- 100 mijë euro.

Numri i të infektuarve më duket se është 32 mijë. Masat nga Spanja është një karantinë e fortë, del vetëm një person për të blerë. Nëse do të jenë dy duhet të kenë një justifikim të madh, për të shkuar në spital pasi gjoba shkon nga 600 euro deri në 100 mijë euro.

Qytetarët janë ndërgjegjësuar pasi frika është shumë e madhe. Në rastin e familjes sime kur shkoj për të blerë nuk sheh asnjë njeri në rrugë. Masat u morën 10 ditë më parë, Më pas u vendos karantina për të gjithë Spanjën, u shty deri më 12 prill. Ka zëra që të bëhet më e rreptë karantina. Vetëm për dyqanet dhe industritë e mjekësisë apo të ushqimit.

Numri më i lartë është në Madrid, më pas Katalonja, Valencia. Vendet që janë më të populluara dhe turistike. Sistemi shëndetësor po I afrohet kolapsit. Në Madrid sidomos shtretërit në reanimacion janë plotësuar. Po i afrohemi një kolapsi të plotë. Janë disa hotele që janë bërë të medikalizuara. Në një vend ku bëhen panaire ndërkombëtare e kanë bërë karantinë.

Pamë që në Madrid të ishin shtrirë në dysheme në spitale. Është një situatë dramatike, më shumë si luftë. Europa dhe asnjë vend nuk jep ndihmë pasi kanë frikë se epidemia do të shkojë në vendet e tyre. Priten ndihma nga Kina, maska dhe costume. Pronari i Zara-s do të dhurojë 300 mijë maska për mjekësinë. Asnjë vend nuk guxon të japë ndihmë pasi prêt t’i vijë epidemia në vendin e vet.

Isha duke thënë që shtetet nuk japin ndihmë, e pamundur. Kanë filluar të gjitha industritë ndihmëse, ushtarake, farmaceutike, alkoolike po punojnë vetëm për personelin mjekësor.

Spanja do vuajë më shumë nga të gjitha vendet e Europës, është një vend që ekonominë e vet e bazon në turizëm. Hotelet janë të mbyllura veç atyre që janë bërë spitale. Spanja nuk është vend industrial, është turistik. Nëse turistët nuk të vijnë atëhere ekonomia vdes këtu.

Sipas kryeministrit spanjoll, do të vendosin 200 miliardë euro janë paketë ndihmë ekonomike nga të cilat 100 miliardë euro për biznesin e vogël.

Ushtria ka dalë komplet në rrugë. Të gjitha i ka marrë ushtria për t’i dezinfektuar. Dje gjithashtu u mobilizuan dhe për 25 mijë spanjollët që kishin mbetur jashtë territorit. Populli po i kalon me humor. E kanë marrë me shumë humor. Preokupuese por humori nuk i mbaron. Optimizëm ka që do ta hedhim por duhet parë perspektiva e Italisë. Kemi frikën që do arrijmë një nivel me Italinë.”- tha Albert Pelari.


Shtuar 23.03.2020 11:22