Patozi: Dialog ne Kuvend me opoziten
Albeu.com
Kryetari i Grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, deklaroi sot se maxhoranca i ka bërë të qarta ofertat e saj për opozitën, duke kërkuar nisjen e dialogut në Parlament.
Sipas tij, qeveria është e gatshme të nisë bashkëpunimi për të vijuar reformat në vend në kuadër të integrimit.

"Ne jemi gati për nisjen e dialogut në parlament për të realizuar roformat që ka nevojë vendi. Ofertat tona janë serioze dhe nuk mund të qëndrojnë përballe pretekstit apo retorikës më të cilën socialistët po përpiqen të mbajnë gjallë një kauzë që nuk ekziston", u shpreh kreu i grupit kuvendor demokrat.

Ai shtoi se maxhoranca ka kërkuar nga opozita që të dërgojë kërkesat e saj në Gjykatën Kushtetuese si dhe në Komisionin e Venecias, dhe më pas, siç theksoi Patozi, qeveria do të miratojë të gjitha propozimet.

Patozi akuzoi kreun e opozitës, Edi Rama, se po përdor mjete radikale për të arritur synimet e tij personale. "Mos barazoni ofertat tona konkrete me kauza që nuk ekzistojnë, dhe që po mbahen me oksigjen prej muajsh. Rama po kërkon që me mjete radikale që të arrijë atë që nuk e arriti dot në zgjedhjet e ndershme", theksoi Patozi gjatë një konference nga Kuvendi.
Shtuar më 11/05/2010, ora 14:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori