Patozi "demaskon" Bashën: Më ofroi pazar, por e refuzova
Pëlqej
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, nuk u pranua kandidatura e Astri Patozit për të garuar per kryetar. Por i ftuar në emisionin “Top Story”, deputeti i PD-së Astrit Patozi është shprehu se do vazhdoje garën.

“Unë vazhdoj dhe do të jem kandidat i PD-së për aq kohë sa do të ketë garë. Ne do të bëjmë përpjekjet tona. Duam te fusim në shina procesin statutor. Kjo është më keq se farsi sepse nuk mendoja se do të arrinte deri në këtë pikë. PD është në një moment shumë kritik. Është humbja më e rëndë që ka pësuar në 27-vjet.

Për fat të keq kjo po merr dhe nuanca groteske. Është një gjë që nuk e parashikoja mospërfshirjen time në garë. Nuk ka qenë një rregull që duhet të kisha një paraqitje me dosje. Unë shpalla gatishmërinë time për të kandiduar për kryetar.

Sipas meje unë kisha disa kushte minimale që kam të drejtë të kandidoj. PD nuk mund të mbërrinte kurrë në këtë pikë. Ajo që mund të them sot është se sikur është serioze situata në PD por as serioze është dhe nisma ime dhe e mijë demokratëve. Vendimi statutor është i pandershëm dhe i pabesë. Mos marrja e përgjegjësive është një fyerje shumë e madhe. Basha do të futet një garë që ta kontrolloje ai vetë”, tha Patozi.

Sipas tij “Basha nuk e jep dorëheqjen sepse kërkon të futet në një garë të të kontrolluar prej tij. Është e njëjtë me kërkesën tonë për largimin e Edi Ramës nga qeveria për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk kanë qenë të paktë njerëzit e Zotit Basha që më kanë propozuar që Zoti Basha është i prirur të ketë një marrëveshje dhe ti lëmë gjërat pas. Unë nuk jam future në këtë garë për qëllime personale. Zoti Basha bëri një Pazar dhe i lëshoi kërkesat e tij. E rëndësishme është që Zoti Basha e ka tentuar edhe këtë dhe unë nuk jam i gatshëm të çedoj nga kërkesat e mia si Basha bëri me Ramën”. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori