Pati ethe dhe këputje, mjekët konfirmojnë gjendjen më të fundit shëndetësore të Janullatos
Kryepeshkopata e Shenjtë e Shqipërisë reagoi në lidhje me gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit Anastas Janullatos.

Reagimi erdhi pasi Kryepeshkopi të mërkurën pati ethe dhe këputje.

Ky fakt shqetësoi të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe besimtarët, të cilët menjëherë kontaktuan mjekët e Janullatos.

Sipas mediave greke, sot, e premte 27 Nëntor, një ekip mjekësor vizitoi Janullatos në shtëpinë e tij në Psychiko, Athinë, për të ekzaminuar dhe vlerësuar ecurinë e shëndetit të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, në vendin tonë, i cili u infektua me Covid pak ditë më parë, pak muaj pasi ai i ishte nënshtruar një operacioni në zemër.

Sakaq, pasi morën konfirmimin e mjekëve, Kisha Ortodokse në Tiranë, reagoi për gjendjen më të fundit shëndetësoreJanullatos.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas, mbetet në karantinë në Athinë”.

“Testet e tij të fundit mikrobiologjike ishin të shkëlqyera. Me kalimin e kohës pritet shërimi i plotë i shëndetit të tij”, – u shpreh në deklaratën për mediat greke Sekretariati i Kryepiskopatës së Tiranës.
Shtuar më 27/11/2020, ora 19:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori