Makina përplas të moshuarin në Fier, shoferi e braktis në rrugë dhe arratiset

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Agim të Fierit.

Një makinë ka përplasur një 60-vjeçar i cili po udhëtonte me motor.

Pasi e përplasi, shoferi i makinës braktisi në rrugë të lënduarin dhe u largua. Në ndihmë të të lënduarit kanë ardhur kalimtarë të rastit. Policia njofton se drejtuesi i motorit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit./albeu.com.