Pasuritė e zyrtarėve, hetim edhe familjarėve
Inspektoriati i Larte i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive dhe Ministria e Drejtesise nėnshkruan sot njė memorandum bashkėpunimi i cili mundeson ILDKP-se akses te plote ne regjistrin dixhital te pasurive te paluajtshme per te shmangur burokracite mes dy institucioneve.


"Kemi kėrkuar qė tė hetohen rastet e personave tė lidhur me zyrtarėt, pasi nė mjaft raste konstatojmė se zyrtarė tė ndryshėm, ashtu siē ėshtė bėrė publike edhe nė media disa ditė mė parė ose edhe nė vijim, deklarojnė si sigurime tė tyre financiare tė ardhurat nga dhuratat dhe huamarrjet. Kėrkesa jonė ėshtė pėrqendruar nė faktin se duhet tė hetojmė rastet e personave tė tretė, pra lidhjet familjare apo shoqėrore tė zyrtarėve, tė cilėt deklarojnė se japin dhurata apo huamarrje nė shuma tė konsiderueshme, ēka nė mjaft raste shėrbejnė si burim kryesor financiar pėr zyrtarėt, tė cilėt dyshojmė se janė mėnyra pėr tė fshehur pasurinė e krijuar nė mėnyrė jo tė ligjshme",-tha Llalla.

Pėr ministrin e Drejtesise, Eduard Halimi heqja e imunitetit per zyrtaret dhe politikanet permes referendumit popullit do t'i heqe ēdo alibi prokurorise per mos hetimin e tyre.

"Imuniteti ėshtė njė pengesė pėr hetimin e gjyqtarėve. Ky ėshtė njė qėndrim i shprehur edhe nga prokuroria nė vijim dhe pėr tė hequr edhe ēdo alibi tė prokurorisė, sigurisht qė kjo ēėshtje duhet tė marrė fund njėherė e mirė. Gjyqtarė dhe zyrtarė duhet tė jenė tė barabartė me qytetarėt dhe pėr kėtė do tė vendosin qytetarėt",-tha ministri Halimi. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2012, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?