Pasuria, zyrtaret qe do hetohen
Albeu.com
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të kalojë në "sitën e dendur" deklaratat e pasurisë së 166 zyrtarëve të lartë. Do t‘i nënshtrohen verifikimit të detajuar. Ndër ta 4 deputetë, këshilltarja e Berishës dhe zyrtarë të lartëSakaq, 27 të tjerë u gjobitën dje nga ky institucion, për shkak të vonesave në detyrimin për deklarimin e pasurisë, siç e parashikon ligji. Përmes një shorti, ILDKP përzgjodhi mes mijëra zyrtarëve 166 persona që do i nënshtrohen verifikimit të detajuar të deklarimit të pasurisë që disponojnë. Paraprakisht, ILDKP-ja ka bërë verifikimin e deklaratës së pasurisë së të gjithë zyrtarëve, duke kaluar në fazën e dytë atë të verifikimit më të hollësishëm. Për këtë, duke organizuar një short, ILDKP përzgjodhi 4 për qind të subjekteve deklarues nga 4142 zyrtarët që kanë bërë deklarimin. Procedura e shortit këtë vit mbarte në vetvete një risi, pasi përzgjedhja e subjekteve në short u krye nga vetë qytetarët, të cilët kishin mundësi të tërhiqnin mbi katër mijë zarfe me numra, të cilët u korrespondonin të gjithë zyrtarëve që janë subjekte deklarues në ILDKP. Mes 166 subjekteve janë emra të njohur si politikanë, gjyqtarë etj. Shorti për hetim të hollësishëm përzgjodhi katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë: Erjon Braçen, Rajmonda Stefën, Arben Isarajn dhe Vangjel Dulen. Njëkohësisht në këtë listë rezulton të jetë këshilltarja e Kryeministrit, Suzana Guxholli, zyrtari i Ministrisë së Transporteve, Marin Biçoku, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adreatik Mema, anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatmir Toçi, drejtoresha e ATSH-së, Antoneta Malja, ambasadori i vendit tonë në Argjentinë, Rezar Bregu etj. Sakaq, 27 subjektet që nuk kanë respektuar afatin për deklarimin e pasurisë janë gjobitur nga ILDKP-ja me një shumë që varion nga 200-250 mijë lekë të vjetra. Këta zyrtarë, në pjesën më të madhe janë drejtues lokalë të zonave më periferike të Shqipërisë, ndërkohë që të gjithë zyrtarët e lartë dhe të mesëm të nivelit drejtues e kanë respektuar afatin ligjor.

Deklarimi i interesave private ka pasur edhe një veçori specifike këtë vit, pasi për herë të parë zyrtarët kanë pasur detyrim për plotësimin e një formulari të veçantë me gjeneralitetet e personave të lidhur, që janë fëmijët madhorë, si edhe prindërit e zyrtarit dhe bashkëshortit ose bashkëshortes. Në fjalën para të pranishmëve, me rastin e aktivitetit të quajtur "ILDKP me dyer të hapura", inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, Adriatik Llalla, e cilësoi aktivitetin si mënyrën më të mirë "për të shndërruar urat aktuale të bashkëpunimit ndërmjet institucionit nga njëra anë dhe publikut të gjerë, medias e shoqërisë civile nga ana tjetër, në struktura solide, mbi të cilat duhet të kalojë kushdo që merr mandatin nga populli dhe e përfaqëson atë në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore e vendore". Llalla vlerësoi transparencën e inspektoratit për qytetarët e thjeshtë, gazetarët apo përfaqësuesit e shoqërisë civile, si dhe funksionin dhe rolin e ILDKP-së në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e shtetit ligjor".



Disa prej zyrtarëve që do kalojnë në hetim të hollësishëm


Vangjel Dule Deputet

Raimonda Stefa Deputete

Erjon Braçe Deputet

Sokol Stojani Prokuror

Erla Mëhilli Zëdhënëse e MPPTT

Suzana Guxholli Këshilltare në Kryeministri

Arben Isaraj Deputet

Marin Biçoku Drejtor i Politikave në MPPTT

Fatmir Toçi Anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

Antoneta Malja Drejtoreshë e ATSH

Shemsi Premçi Komisariati i Qarkut Fier

Adreatik Mema Sekretar i Përgjithshëm i M. Mbrojtjes

Rezar Bregu Ambasador në Argjentinë

Fiqiri Ismaili Kryetar Bashkie

Ilia Seferi Kryetar Bashkie

Ilir Kurti Kryeinspektor në M. Ekonomisë

Doris Andoni Drejtor i Strehimit në MPTT

Pranvera Kastrati Drejtor drejtorie në M. Ekonomisë

Harris Murana Drejtor drejtorie i M. Shëndetësisë

Mujë Buçpapaj Drejtor i qendrës në MTKRS

Merita Petushi Sekretari i Përgjithshëm i M. Bujqësisë

Esheref Shehu Konsull i Përgjithshëm MPJ

Helidon Bushati Drejtor drejtorie i M. Ekonomisë

Irfan Tarelli Drejtor drejtorie i M. Bujqësisë

Elfrida Zefi Prefekte, Prefektura Korçë

Rezar Veseli Jurist në Këshillin e Ministrave

Kasëm Berberi Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme

Sokol Sheti Drejtor drejtorie i M. Brendshme

Saimir Boshnjaku Drejtor Policie, Tiranë

Gavrosh Zela Drejtor Vlerësimi në M. Mjedisit



Zyrtarët e gjobitur për deklarim jashtë afatit


Gjergj Ivanaj AKKP

Ismet Peca D.P. Tatimeve

Hilmi Rama D.P. Tatimeve

Jak Përpali D.P. Tatimeve

Gëzim Ukperaj D.P. Tatimeve

Shpend Goci D.P. Tatimeve

Elton Kaço D.P. Tatimeve

Hajdar Muçollari D.P. Tatimeve

Shpëtim Guxholli D.P. Tatimeve

Xhevat Hoxha Drej. Trajt. të Stud.

Nevruz Shehu Drej. Trajt. të Stud.

Hamza Lleshi Kryetar, Komuna Kastriot

Ramazan Kaza Kryetar, Komuna Sllovë

Hakik Gjokola Kryetar, Komuna Lurë

Agim Xhaja Kryetar, Komuna Perparim

Ardian Zeneli Kryetar, Komuna Stravaj

Neki Arapi Kryetar, Komuna Karbunarë

Pajtim Gllava Kryetar, Komuna Ruzhdie

Roshi Tollozhina Kryetar, Komuna Buçimas

Feriz Hoxha Kryetar, Komuna Bytyç

Rrok Rroku Kryetar, Komuna Dajç

Andi Marku Kryetar, Komuna Kolsh

Viktor Tushaj Kryetar, Bashkia Lezhë

Gani Allushi Kryetar, Komuna Zall-Herr

Luli Petanaj Kryetar, Komuna Shushicë

Pilo Toto Kryetar, Komuna Brataj

Viron Hyso Ujësjellës-Kanalizime sh.a.

(pergatitur nga Aurora Thomollari, shqip)
Shtuar më 30/04/2009, ora 20:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori