PASURIA/ Prokuroria hap hetimin ndaj Pezës për 3 akuza
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza.

Mësohet se ish-gazetari do të hetohet për akuzat evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë dhe falsifikim dokumentesh.

Pritet që Peza të merret në pyetje nga dy prokurorë të caktuar me çështjen e tij.

Si dhe mësohet se këtë të premtë në prokurori është paraqitur edhe ish-bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli, e cila ka pranuar që të bashkëpunojë me institucionet e akuzës me kushtin që ti sigurohet jeta e djalit, pasi ka frikë për sigurinë e tij.

"Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshortin Alfred Peza" mësohet se është shprehur ajo para prokurorëve që po hetojnë dosjen./albeu.com.


Shtuar më 20/01/2017, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori