Pasuria e shqiptareve vlen 26 mld dollar, vetëm pak lahen në "vaska floriri"
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Credit Swiss, banka e njohur zvicerane, së fundmi ka publikuar raportin e pasurisë globale për vitin 2016, në të cilin bën një analizë të detajuar edhe për Shqipërinë.

Sipas raportit, pasuria totale që kanë shqiptarët llogaritet në 21 miliardë dollarë, të cilës i korrenspodon një mesatare prej 9 mijë e 200 dollarë për të rritur, çka e klasifikon Shqipërinë si një vend të varfër.

Por si është shpërndarë kjo pasuri? Sipas raportit, pjesa dërrmuese e individëve në Shqipëri, ose mbi 73.3 për qind e tyre, kanë një pasuri minimale nën 10 mijë dollarë për frymë, shkruan TCh.
Pak më shumë se një e katërta e popullsisë, ose 26 për qind e saj kanë një pasuri që varion nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë.

Ndërsa të pasurit, ata që kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë përbëjnë vetëm 0.7 për qind të popullsisë.

Të dhënat e raportuara nga Credit Swiss tregojnë se shqiptarët janë populli i dytë më i varfër në Ballkan pas Serbisë. Të gjithë qytetarët e vendeve të tjera kanë një pasuri mesatarisht me të lartë se ajo e Shqipërisë, e cila varion nga 9 mijë e 600 dollarë për frymë në Maqedoni deri në 103 mijë dollarë në Greqi.

Raporti i Credit Swiss mbi pasurinë globale është një nga referencat kryesore në botë për treguesin e pasurisë. Ai mat pasurinë neto të individëve në 130 shtete të botës. Sipas raportit, pasuria e individëve matet duke mbledhur të gjitha asetet që ata kanë, si depozitat në banka dhe pasuritë e tjera të tundshme apo të patundshme, minus borxhet që kanë marrë./Albeu.com/

Shtuar më 22/11/2016, ora 21:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}