Pasuria e Ramës dhe familjes së tij, sa kanë fituar nga shitja e artit
Të jesh kryeministër i një vendi, të vë shpeshherë përballë popullit i cili kërkon nga të zgjedhurit përmirësimin e jetës së tyre dhe jo të vetes.

Në vendin tonë ndodh jo pak që politikanët të pasurohen ndjeshëm nga profesioni edhe kryeministri Rama është padyshim një nga figurat publike që ngjall kuriozitet për të ditur fitimet e tij.

Ligjërisht, kryeministri Rama e ka shtuar pasurinë personale dhe të familjes së tij me dy burime kryesore.

Paga si kreu i qeverisë shqiptare dhe shitjet e veprave artistike kanë çuar një shumë prej rreth 6.6 milionë lekësh të rinj në llogarinë e Edi Ramës.

Por shtimi i pasurisë së familjes kryeministrore është rritur edhe për shkak të punës që ka kryer gjatë 2019- ës bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama, dhe gjithashtu veprimtaria artistike e djalit të madh të Kryeministrit, Greg Rama.

Sipas të dhënave që ka publikuar “Open Spending Data”, Greg Rama ka fituar plot 27 mijë euro nga shitja e veprave të artit.

Gjithashtu, Greg Rama ka fituar 36 mijë euro nga shitja e shoqërisë “Magenta sh.p.k.”, ku ai ishte aksioner i vetëm. Por Greg Rama ka bërë edhe shpenzime të konsiderueshme gjatë vitit të shkuar, për shkak se pasi ka shitur një mjet tip “Audi” për shumën e 12 mijë eurove, ka blerë një tjetër tip “BMV” për 15 mijë euro.

Ndërkohë, bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama, ka fituar plot 6.9 milionë lekë të rinj gjatë vitit 2019 falë punës së saj, por edhe të ardhurave nga interesat bankare dhe qiradhënia. Por gjithashtu Linda Rama ka bërë edhe shpenzime gjatë vitit 2019, pasi me 3 milionë lekë ka blerë një tokë truall me sipërfaqe 80 metra katror, dhe 4 380 lekë i ka përdorur për të shlyer një kredi të marrë në vitin 2013.

ardhura nga paga dhe shpërblimet

ardhura neto në vlerën 2 024 485 lekë nga paga si Kryeministër i Shqipërisë për vitin 2019.

ardhura nga publikimet dhe e drejta e autorit

ardhura neto në vlerën 4 633 760 lekë nga krijimtaria artistike – shitja e punëve artistike.

ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

1) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 380 000 lekë nga paga
2) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 1 876 793 lekë për konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme.

3) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 717 178 lekë nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë.

4) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 782 lekë nga interesat bankare.

5) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhuravlerën 12 000 euro nga shitja e një automjeti të tipit “Audi”.

6) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura neto në vlerën 27 150 euro nga shitja e veprave të artit.

7) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhuravlerën 36 481 euro nga likuidimi. Gregor Rama është aksioner i vetëm i shoqërisë “Magenta sh.p.k.”, me NIPT L81616023T, e themeluar në 16.04. 2018 dhe e likuiduar në 11. 01. 2019.

SHPENZIME TE DEKLARUARA, 2019

1) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, shpenzuar shumën 4 380 euro si shlyerje të kësteve të kredisë bankare të marrë në vlerën 80 000 euro në 2013-ën.

2) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, shpenzuar shumën 3 000 000 lekë për blerjen e pasurisë së paluajtshme tokë truall me sipërfaqe 80 m2 .

3) Djali, Z. Grigor Rama, shpenzuar shumën 15 000 euro për blerjen e automjetit të tipit “BMW”.

4) Djali, Z. Gregor Rama, shpenzuar shumën 360 000 lekë për shlyerjen e detyrimit të kontratës së qirasë deri në 31.07.2019.

5) Djali, Z. Gregor Rama, shpenzuar shumën 150 000 lekë për shlyerjen e detyrimit të kontratës së qirasë që prej 01.08.2019.

Shtuar më 04/08/2020, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori