Pasuria e politikaneve shqiptar
Albeu.com
Nëse viti 2009 për kryeministrin Sali Berisha ka qenë pakësim të ardhurash, për dy fëmijët e tij, Shkëlzenin dhe Argitën, ka ndodhur e kundërta. Çiftit Sali dhe Liri Berisha, sipas të dhënave të plotësuara nga vetë ata në deklaratën e pasurive, i janë pakësuar pothuajse të gjitha llogaritë bankare rrjedhëse. Ndërsa djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha vetëm në vitin 2009 si pasojë e aktivitetit privat të shitjes së pasurive të paluajtshme, ka përfituar 200 mijë euro. Në këtë deklarim nuk jepet se cilat nga këto pasuri të paluajtshme janë shituar, apo nëse ka ndërhyrë në realizimin e shitjeve të tyre, duke luajtur rolin e ndërmjetësit. Ndërsa, nga puna e ushtruar si konsulent juridik, sipas deklaratës së nënshkruar, mësohet se është 796.713 lekë të reja. Ndërsa, në këtë vit ia ka blerë një makinë “Audi Allroad”, e prodhuar në vitin 2007, me një vlerë prej 18 mijë eurosh. Ndërsa vajza e kryeministri, Argita Malltezi ka zgjeruar shtëpinë e saj, duke blerë pjesën e tjetër të hapësirës, me një vlerë që shkon në 70 mijë euro. Në katin e tetë të shtëpisë aktuale, Malltezi ka blerë 59 m2 verandë dhe 65 m2 sipërfaqe e brendshme banimi. Ndërsa, mësohet se ka mbyllur aktivitetin e saj si Studio Ligjore, ku ka përfituar gjithsej 419.543,54 lekë të reja. Ndërsa disponon një apartament te qendra tregtare ETC, të cilën e jep me qira mujore, që shkon deri në 900 euro. Nga qiraja e apartamentit tjetër që disponon, ka përfituar mbi 15 mijë euro. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka përfituar në 2009 shumën prej 16 milionë lekësh të vjetra, si rezultat i dëmshpërblimit të marrë nga pjesëtarët e familjes së saj, si ish-të përndjekur politik. Vajza e kryeparlamentares është bërë me pasuri të paluajtshme, tokë në zonën e Baks të Velipojës, me një vlerë prej 1.000.000 lekësh të reja. Kjo tokë, sipas deklaratës së plotësuar nga e bija, është blerë me paratë e familjes. Ndërsa, i shoqi i Topallit, Ndoc Topalli, ka blerë ish-repartet ushtarake në zonën e Bushatit. Gjatë vitit 2009 është paguar shuma prej 500.000 lekësh dhe 2.000.000 letra me vlerë, si pjesë takuese e 12.5% në një proces privatizimi të disa objekteve të ish-repartit ushtarak, të ndodhura në pronat e familjes në Bushat. Ndërsa, ministri Genc Pollo, ka blerë 70 mijë euro, një apartament në fshatin turistik “Laguna Blu”, Qerret, Kavajë me sipërfaqe prej 130 m2. Për blerjen e saj, ministri është detyruar të shesë vilën që ka në zonën e Pishave të Buta në Golem. Por, sërish Pollo është detyruar të marrë 40 mijë euro kredi. Ndërsa, presidenti Topi, gjatë vitit 2009, ka nënshkruar një kontratë porosie për ndërtim banese, dy-katëshe dhe një-katëshe, nën tokë, me një sipërfaqe ndërtimi në çdo kat prej 288 m2, për ta ndërtuar për katër vjet, ndërkohë pjesa e ndërtuar deri më 31.12.2009 është 3.500.000 lekë. Banesa është ndërtuar mbi truallin e deklaruar më parë, me sip. 1070 m2, Shkozë Tiranë, me shoqërinë “BEFITA”. Ish-kryeministri Fatos Nano ka shitur shtëpinë e tij në qendër të Tiranës. Sipas deklarimit të pasurisë së plotësuar, mësohet se nga shitja e apartamentit 166 m2, ka përfituar shumën prej 141.000 eurosh.


Bamir Topi, President

Kontratë porosie për ndërtim banese dy kat dhe një kat nën tokë me një sipërfaqe ndërtimi në çdo kat 288 m2, për ta ndërtuar për katër vjet dhe pjesa e ndërtuar deri më 31.12.2009 është 3.500.000 lekë. Banesa është ndërtuar mbi truallin e deklaruar më parë me sip. 1070 m2, Shkozë Tiranë me shoqërinë BEFITA.

Shtesë llogarie rrjedhëse në Credins Bank
Gjendje në 31.12.2008 në shumën 93.463 lekë
Gjendje në 31.12.2009 në shumën 105.121 lekë
Shtuar 11.658 lekë
Pakësim llogarie në Raiffesein
Bank 608.411 lekë
Pakësim Cash në vitin 2009 1.000.000 lekë
Llogari rrjedhëse për pagat Credins në emër të Nada Topit 45.000 lekë
Të ardhurat nga angazhimet
Të ardhura dhe shpërblime në funksionin e presidentit 2.483.564 lekë
Të ardhura nga paga e shpërblime nga bashkëshortja Teuta Topi 904.598 lekë
Të ardhura nga paga vajza Nada Topi
229.526 lekë

Detyrime Financiare
Kredi për shtëpi banimi nga Enti Kombëtar i banesave 57.600 lekë, pa shlyer 1.000.000 lekë
Detyrim për studime universitare të vajzës Nada Topi, universiteti Luarasi 2.000 euro
Bashkëshortja,Teuta Topi
Pakësim llogarie rrjedhëse 212.247 lekë

Sali Berisha, Kryeministër

Llogari në emër të Liri Berishës shtuar me 20.215 lekë
Llogari në emër të Sali Berishës ISP pakësuar
me 18 USD
Llogari në emër të Sali dhe Liri në ISP pakësuar me 1.800 lekë
Llogari në emër të Sali Berishës në Credins shtuar 0.96 lekë
Llogari të Liri Berishës për efekt të derdhjes së pensionit shtuar me 304.461 lekë
Llogari në emër të Liri Berishës pakësuar
me 300 lekë
Llogari në emër të Liri Berishës pakësuar shtuar me 136 lekë
Llogari e Sali Berishës, Raiffeisen Bank pakësuar me 13.546 lekë
Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës në ISP pakësuar me 889 Euro.
Të ardhura nga paga e shërblime si kryeministër 2.200.486 lekë
Të ardhura nga pensioni,
Liri Berisha 273.420 lekë
Dieta e udhëtime jashtë vendit si kryeministër 3.040 Euro
Dieta e udhëtime jashtë vendit si kryeministër 1.600 USD

Argita Malltezi

Llogari rrjedhëse, Emporiki Bank plus 41 USD
Llogari rrjedhëse, Emporiki Bank plus 10.849 Euro
Chavy Chase Bank, llog rrjedhëse shtuar 4400 USD
UNFCU, llog kursimi nuk ka ndryshim
Raiffeisen Bank shtuar 4120 euro
Raiffeisen Bank shtuar 1.708.602 lekë
Banka Credins shtuar me 4599 Euro
Intesa San Paolo shtuar me 6683 euro
Intesa San Paolo pakësuar me 34 USD
BKT pakësuar me 17.003 lekë
ProCredit Bank shtuar me 5.045 lekë
Shtim sipërfaqe ap. Rr. M.Matohiti, kati 8, 65 m2 sipas brendshme, 59 m2 verandë. Pagesa kryehet brenda prillit 2010. Vlera 70.000 euro.
Rroga bruto në Fakultetin e Drejtësisë
993.800 lekë
Aktiviteti i avokatisë deri në datën e mbylljes 419.543,54 lekë
Dhënia me qira e një apartamenti në ETC 900 euro në muaj për 12 muaj, 10800 euro.
Nga dhënia me qira e një aparamenti Rr. Lidhja e Prizrenit 1170 euro në muaj, për muaj 14.040 euro.
Nga mësimdhënia në fakulte private 5550 euro për 3 muaj, 16550 euro.

Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme

Kursimet nga pagat familjare 1.700.000 lekë
Kontratë sipërmarrje me shoqërinë “Orion” 148.000 euro
Objekt i kontratës ndërtimi i apartamentit
me sip. 160 m2, vlera totale 148.000 euro
Shlyer shuma me anë të kredisë së marrë për këtë qëllim në shumën 150.000 euro
Të ardhurat
Paga, dieta dhe shpërblime si prok. Përgjithme 2.301.041 lekë
Pagesa në shkollën e magjistraturës si anëtare e këshillit drejtues dhe udhëheqëse teme 30.600 lekë
Paga e shpërblimet të bashkëshortit
944.480 lekë
Detyrime financiare
Kredi blerje apartamenti në bankën NBG, shuma 25.000 USD
Fillon me 15.05.2003 mbaron në 15.05.2018. Shlyer 2857,8 USD, mbetur pa shlyer
17.082,56 USD.
Marrëdhënie qeraje për një apartament banimi në Tiranë që nga viti 2008. Shuma e shlyer 240.000 lekë
Kredi për blerje banesë në bankën Credins, me shumën 150 mijë euro, me afat shlyerje 25 vjet. Ka shlyer 500 euro, ka pa shlyer 149.500 euro

Fatos Nano, ish-kryeministër

Llogari bankare pakësuar me 178.246 lekë. Në gjendje 2.361 lekë
Llogari bankare shtuar në ISP 834 euro. Në gjendje 25.781 euro
Llogari bankare Raiffeis. Bank shtuar me 141.058 euro. Në gjendje 141.251 euro
Paga nga Kuvendi 979.852 lekë
Pagesë nga sigurimet shoqërore 172.645 lekë
Interesa bankare 896 lekë
Të ardhura nga shitja e apartamentit 166 m2, 141.000 euro

Xhoana Nano
Llogari bankare shtuar në ISP me 83.754 euro. Në gjendje 87.105 euro
Divident për vitin 2008-
12.000.000 lekë

Sokol Nano (djali i Fatos Nanos)

Shtuar depozitë bankare në SPI 1178 euro. Burimi i aktivitietit Lolli Pop. Në gjendje 2578, 20 euro
Depozitë në ISI shtuar në 13790 lekë, burimi Lolli Pop. Në gjendje 13.287,34
Depozitë në Intesa San Paolo, pakësuar me 20 euro. Në gjendje 47.72 euro
Depozitë në Intesa San Paolo shtuar në lekë me 5976 lekë. Në gjendje 5976 lekë.

Edi Rama, kryetar i Bashkisë

Banka Credins pakësim llogarie me 30.900 lekë
Banka Credins pakësim llogarie me 1859 euro
Të ardhurat
Paga vjetore dhe shpërblime në fund viti 1.678.364 lekë
Paga e lejes vjetore të pakryer 90.409 lekë
Mbledhje KRRT 9.000 lekë
Detyrime financiare
Pa shlyer kredinë 1.034.553, 77 lekë

Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit

Ndryshime në llogarinë rrjedhëse të pagës
1.682.703 lekë
Gjendje Cash nga të ardhurat vjetore personale dhe të bashkëshortit 1.400.000 lekë
Të ardhurat
Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime si kryetare e Kuvendit 3.114.910 lekë
Të ardhura nga dëmshpërblimi si familje e përndjekur politik 1.600.000 lekë
Detyrime financiare
Pagesë e shkollës së vajzës në universitete në Strasburg 800.000 lekë. Nuk ka më detyrime.
Margerita Topalli, vajza
Blerje tokë-arë në fshatin Baks-Rrjoll Velipojë, me sip. 750 m2, burimi i krijimit me të ardhurat e të prindërëve 1.000.000 lekë.
Ndoc Topalli, bashkëshorti
Zbritje depozite në Procredit me 107.647 lekë
Shtim interesash në depozitën pranë Procredit me 278.908 lekë
Gjendje llogarie në USD në Procredit Bank me 10.667 USD
Çelur llogari e re në Euro pranë Procredit Bank 5.831 Euro
Çelur depozitë e re me afat në lekë pranë Procredit Bank 268.450 lekë.
Shtim interesash me 2.879 USD në Bankën Intesa Sao Paolo
Në bankën Intesa Sao Paolo llogari
5.430 Euro
Gjendja në llogarinë bankare Intesa San Paolo 179.319 lekë
Gjendja në llogarinë bankare në BKT
91.909 lekë
Saktësim në lidhje me sipërfaqen takuese pronë të familjes, pjesa takuese është 385 m2 sipërfaqe banimi dhe ambiente të tjera.
Të ardhura nga qeratë 13.000 euro
Të ardhura nga aktiviteti si noter 640.000 lekë
Gjatë vitit 2009 është paguar shuma 500.000 lekë dhe 2.000.000 letra me vlerë, si pjesë takuese e 12.5 % në një proces privatizimi të disa objekteve të ish-repartit ushtarak të ndodhura në prona e familjes në Bushat. (Letra me vlerë ekzistojnë që nga deklarimi i 2003 në shumën 6.000.000 Letra me Vlerë).


Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit

Llogari rrjedhëse për pagën te Credins Bank 78.289 lekë
Llogari rrjedhëse për pagën e bashkëshortes 167.941 lekë
Shtesë e gjendjes cash për vitin 2009 të ardhura nga pagat 300.000 lekë
Paga dhe shpërblime si ministër 605.000 lekë
Paga si deputet janar-shtator 2009
1.601.546 lekë
Paga e shpërblime të bashkëshortes
1.722.438 lekë
Të ardhura të siguruara nga qeraja e banesës Zhan D’Ark 10.800 euro
Pagesë në kest kredie 284.526 lekë. Mbesin pa paguar 4.116.837 lekë
Pagesë kest kredie te BKT, paguar në muaj 1733- paguar 20.869 euro. Pa paguar 251.879 euro, plus interesat bankare

Genc Pollo, ministër i Inovacionit

Apartament në fshatin turistik Laguna Blu, Qerret, Kavajë me sipërfaqe 130 m2 me kontratë shitjeje 70.000 Euro
Burimi i të ardhurave: 1. Shitja e apartamentit të Pishat e Buta, Golem.
2. Kredi e marrë te Banka Intesa Sao Paolo- shtesë në 362.900 lekë; pakësim 2.006 euro
3. shtesë në USD 4.034
Llogaria bankare vajza e parë shtesë
152.816, 14 lekë
Llogari bankare vajza e dytë shtesë
145.644,59 lekë
Llogari bankare në Raiffesen Bank shtesë 144.843 lekë
Llogari bankare tek Tirana Bank shtesë 24 euro
Paga neto si zëvendëskryeministrit deri më 15.09.2009 1.393.154 lekë
Paga neto si ministër i shtetit për Reformat 407.600 lekë
Detyrimet
Kredi nga Banka Intesa për blerje apartamenti nga Kompania Epidam në fshtatin turistik Laguna Blu, Qerret. Shuma e Kredisë
40.000 Euro. Kësti mujor 392.81 Euro.
Principali i pashlyer në 31 dhjetor 2009
është 37.031 Euro
Kredi nga San Paolo Intesa për blerje apartamenti në Golem Kavajë, te Pishat e Buta. Shuma e kredisë për 2009, 2374,44 Euro. Shuma e kredisë 19.000 Euro. Kësti mujor 197, 87 Euro. Pa paguar 11.960 euro. (g. shqiptare)
Shtuar më 06/07/2010, ora 21:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori