Pasuria e deputeteve te Partise Socialiste
Albeu.com
Deputetet e rinj ne Partine Socialiste, i konkurrojne fuqishem ata te vjeter per nga pasuria qe kane. Ne deklaraten e pare te pasurise te dorezuar si zyrtare tashme ne Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te ...... Pasurive, deputetet socialiste si Hazir Gashi, Tom Doshi, Artan Gaci apo edhe Rudina Seseri, kane deklaruar prona dhe depozita bankare teper te majme, qe i kane justifikuar me parate e mbledhura nder vite dhe te ardhura nga biznese apo prona. Keshtu, deputeti Hazir Gashi, ka deklaruar nje liste te gjate pronash qe disponon ne Tirane dhe ne Durres. Gashi, zoteron, toke are ne Durres me vlere 32.000 euro, toke tjeter are po ne Durres, blere 200.000 leke si dhe nje tjeter te blere, 5.000.000 leke. Po keshtu deputeti socialist, jo shume i rene ne sy ne Kuvend, zoteron edhe nje apartament banimi me nje vlere 180.000 euro, si dhe nje apartament tjeter 48.000 euro. Gashi, ka ne emer te tij edhe nje apartament banimi ne Kosove me vlere 112.000 euro si dhe nje shtepi banimi ne Durres, 35.000 euro dhe nje lokal po ne qytetin bregdetar me vlere 480.000 euro. Lista e gjate e pasurive te deputetit socialist, vijon me nje makine tip BMV e vitit 2007, me vlere 40.000 euro, dy garazhe njeri me vlere 30.000 euro dhe tjetri 20.000 euro dhe toke truall ne Durres, 2.000.000 leke apo ambiente zyre, Durres me vlere 194.000 euro. Per nga rendesia nuk bie poshte as deputeti socialist, Tom Doshi, i cili investimet e tij ne prona te patundshme, ka preferuar kete vit, ti beje ne Australi. Doshi ka deklaruar se ka blere nje ndertese ne Australi me vleren 800.000 euro dhe nje shtepi po ne kete shtet, me vlere 520.000 euro. Keto investime, Doshi i ka argumentuar se i ka siguruar nga shitja e shoqerise “Prodhime Farmaceutike” me nje vlere prej 4.100.050 eurosh. Nderkohe qe ka nje kredi, aspak te vogel bankare, prej 590.976 eurosh. Nje deklarate te gjate pasurie, ka deklaruar edhe deputetja e PS-se, Rudina Seseri. Ajo disponon nje apartament banimi 120m2, ne Boston, blere me nje vlere prej 890.000$, nje vile banimi ne Farke, 220.000 euro, nje apartament banimi 94m2 ne Tirane, me vlere 42.000 euro si dhe investime ne burse prej 70.515.14$. Nderkohe qe disponon makine Toyota me vlere 17.000$, nje makine Mercedez Benz 14.000 euro dhe nje llogari bankare me vlera, 13.600$ dhe 72.000$. Por edhe kredi bankare, 427.670$ dhe 71.302.61 euro. Pasuri marramendese kane deklaruar edhe deputetet socialist, Fidel Ylli dhe Dashamir Peza. Ky i fundit ka deklaruar shtepi banimi 600m2 dhe truall 1800m2 ne Peze me vlere prej 5.500.000 lekesh, nje apartament ne Tirane, 121 m2, me vlere 82.000 euro si dhe makine Mitsubishi, 30.000 euro, nje Volsvagen, 49.000 euro si dhe depozita bankare, 64.000 $, 130.760 euro dhe 65.600 euro, 950.000 leke apo bageti te imta, me vlere 1.080.000 lekesh. Rama dhe Shalsi, mbeten me borxhe edhe kete vit Nuk i ka ecur aspak edhe kete vit, Kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama me kursimet apo pasurine e tij. Madje, kreut te Bashkise se Tiranes, por edhe te opozites, i eshte dashur te mos kryeje as lejen vjetore qe i takon ne Bashki, per te kursyer keshtu 90.409 leke. Ne deklarimin e pasurise se tij, kreu Rama ka deklaruar edhe per kete vit, vetem detyrimet e tij ende te pashlyera ndaj bankave ne vend. Keshtu, Rama ka 30.900 leke detyrime ndaj Bankes Credins dhe 1859 euro po ndaj kesaj banke, ne forme kredie. Te ardhurat e vetme te deklaruara nga Rama, jane te ardhurat e tij vjetore nga paga ne krye te bashkise qe kapin vleren prej 1.678.364 lekesh, si dhe te ardhura nga mbledhjet e KRRT-te prej 9000 lekesh. Nderkohe qe ne total, detyrimet e tij ndaj bankave, ne forme kredie se bashku me interesat kapin shifren prej 1.034.553.77 lekesh. Ne te njejten pozite te veshtire ndodhet edhe deputeti socialist, Eduard Shalsi, i cili ka deklaruar ne ILDKP, vetem detyrimet qe ka ndaj bankes. Ish-zevendesi i Rames ne Bashkine e Tiranes, ka deklaruar se ka ende pa shlyer nje shume prej 19.446 $ kredi ndaj Tirana Bank. Nderkohe qe edhe Kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruci, ka deklaruar per nje vit te tere, vetem te ardhurat e pages se tij si deputet dhe pjesemarres ne komisione, prej 1.443.840 lekesh. Ylli, 4 apartamente dhe prona Jo pak mbrapa me pasurine qendron edhe deputeti socialist, Fidel Ylli. Me nje deklarate te gjate pasurie, Ylli ka deklaruar se disponon, nje apartament banimi me siperfaqe 131m2, ne Tirane, nje tjeter apartament por 80m2 po ne Tirane, si dhe nje apartament te trete ne kryeqytet me nje siperfaqe prej 175 m2. Lista e deklarimit te Yllit, vijon me dy garazhe ne kryeqytet, njeri 40m2 dhe tjetri 24m2, nje apartament banimi ne Durres, 26m2 me vlere 12.000$, truall ne Qytetin Studenti, 300m2, me vlere 500.000 leke si dhe nje tjeter truall 130m2, ne Tirane, me vleren 205.000 leke. Ylli rendit edhe nje liste te gjate te depozitave te tij bankare qe nisin me nje vlere aspak te vogel, 100.000 euro, 50.617 euro, 150.000$ si dhe 2.604.679 leke. Nderkohe qe deklaron gjithashtu edhe nje truall ne qytetin turistik te Vlores prej 1810m2 me vleren 6.516.000 leke. Po keshtu, deputeti i Partise Socialiste, deklaron se disponon nje autoveture tip Benz, te blere 4000 marka, nje tjeter autoveture tip Range Rover, blere 69.500$ si dhe nje autoveture te trete, tip BMV, blere me nje vlere prej 52.012 $. Pasurite e medha te deputeteve te rinj te Partise Socialiste Edi Rama Borxhe ne banka, 30.900 leke dhe 1859 euro Te ardhura nga paga vjetore, 1.678.364 leke Pagese e lejes vjetore te pakryer 90.409 Te ardhura nga mbledhjet e KRRT 9000 leke Hazir Gashi Toke are ne Durres, vlera 32.000 euro Toke are ne Durres, blere 200.000 leke Toke are blere, 5.000.000 leke Apartament banimi, 180.000 euro Apartament banimi ne Tirane, 48.000 euro Shtepi banimi ne Kosove, dhurim 112.000 euro Apartament banimi Durres, 60.000 euro Shtepi ne Durres, 35.000 euro Lokal ne Durres, 480.000 euro Makine BMV, viti prodhimit 2007, 40.000 euro Toke truall ne Durres, 2.000.000 leke Ambiente zyre, Durres, 194.000 euro Garazh, 30.000 euro Garazh, 20.000 euro Tom Doshi Nga shitja e shoqerise Prodhime farmaceutike 4.100.050 euro Blerje ndertese ne Australi, 800.000 euro Blerje shtepie ne Australi 520.000 euro Kredi ne banka, 590.976 euro Eduard Shalsi Kredi bankare, 19, 446$ Gramoz Ruci Te ardhurat nga paga si deputet, 1.443.840 Fidel Ylli Apartament banimi, siperfaqe 131m2, Tirane Apartament banimi, 80m2 Tirane Apartament banimi, 175 m2, Tirane Garazh, 40 m2, Tirane Garazh, 24m2, Tirane Apartament banimi, Durres, 26m2, 12.000$ Truall ne Qytetin Studenti, 300m2, 500.000 leke vlera Truall 130m2, Tirane, 205.000 leke Autoveture Benz, 4000 marka Autoveture, Range Rover, blere 69.500 $ Autoveture MBV, blere 52.012 $ Depozita bankare, 100.000 euro, 50.617 euro, 150.000$, 2.604.679 leke Truall 1810m2 ne Vlore, 6.516.000 leke Sadri Abazi Fitime nga kompania “Usluga” shpk, 219.019.304 leke Rudina Seseri Apartament banimi 120m2, Boston, 890.000$ Vile banimi ne Farke, 220.000 euro Apartament banimi 94,2 Tirane, 42.000 euro Investime ne burse, 70.515.14$ Makine Toyota, 17.000$ Makine Mercedez Benz 14.000 euro Llogari bankare, 13.600$ dhe 72.000$ Kredi bankare, 427.670$ dhe 71.302.61 euro Dashamir Peza Shtepi banimi 600m2 dhe truall 1800m2, Peze, 5.500.000 leke Apartament 121 m2, Tirane, 82.000 euro Makine Mitsubishi, 30.000 euro Makine Volsvagen, 49.000 euro Depozita bankare, 64.000 $, 130.760 euro dhe 65.600 euro, 950.000 leke Bageti te imta, 1.080.000 leke Artan Gaci Apartament banimi, 76m2, Tirane, 2.000.000 leke Truall ne Petrele, blere 1.000.000 leke Truall 48m2, 1.400.000 leke Autoveture Toyota, 1.100.000 leke Depozite, 608.450 leke, 3.200.000 leke (koha jone)
Shtuar më 06/07/2010, ora 21:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori