Pasuria e deklaruar nga kreu i ri i SHIK-ut
Visho Lika
Drejtori i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika rezulton të ketë vendosur një pasuri të konsiderueshme gjatë emigrimit të tij 12 vjeçar në Kanada. Referuar deklaratave të tij të pasurisë për 3 vitet e fundit, periudhë në të cilën ai ka ushtruar funksionin e zv/ ministrit të Inovacionit, mësohet se në 2009-ën ai ka patur një fond pensioni të kompanisë IQOR, i investuar në “Mutual Funds Standard Life” në shumën e 60 mijë CAN (dollarë kanadezë).



Sipas Gazetës Shqiptare Lika shënon edhe një plan pensioni të regjistruar në ministrinë e të ardhurave në Canadian Bank of Comerce në shumën e 50.000 CAN, për të cilën gjithashtu sqaron se ka patur humbje 30%. Ndërsa nga paratë e shitjes së pjesës së shtëpisë së tij pas ndarjes me gruan, ai thotë se ka përfituar 40 mijë dollarë kanadezë. /albeu.com//
Shtuar më 11/08/2012, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori