Juventus rikthehet te fitorja në Serie A (VIDEO)

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me shifrat 2-1 në fushën e Kaljarit, një sukses i rëndësishëm për të lënë pas krahëve humbjen me Interin, por edhe për të kthyer ekipin në rrugëtimin e duhur për të mbrojtur vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampioneve.

Pritej një reagim nga skuadra e Alegrit dhe ai ka ardhur, edhe pse e pa shpejt veten në disavantazh falë kundërsulmit të Zhoao Pedros. Juventusi kërkoi me ngulm golin dhe pasi pa një të tillë të anulohej, me raste të njëpasnjëshme gjeti barazimin me De Ligt.

Edhe pjesa e dytë ishte vetëm me bardhezinjtë në sulm në kërkim të fitores, që erdhi në fund falë Vlahoviç, i cili tregoi edhe një herë instinktin e jashtëzakonshëm që ka në zonë, duke i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme torinezëve.




Shtuar 9.04.2022 22:39