Pasuri me para të pista, sekuestrohen 15 milionë lekë në Elbasan
kuadër të operacionit “VJESHTË 2017">2017”, policia e Elbasanit ka ndaluar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi ndaj tyre është caktuar masa “arrest në burg” nën akuzën për aktivitet kriminal.

Gjithashtu policia sekuestroi rreth 15.000.000 lekë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në kuadër të një hetimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe në kuadër të intensifikimit të punës për zbatimin e Plan–Operacionit “VJESHTË 2017">2017”, u bë ndalimi i shtetasve: B.Koçiaj, 63 vjeç, banues në Elbasan A.Koçiaj, 33 vjeç , banues në Elbasan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasit: I.K dhe O.D.

Ndalimi i tyre u bë në zbatim të vendimit të datës 14.09.2017">2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 287.

Gjithashtu sot më datë 15.09.2017">2017 u bë sekuestro preventive në vlerë të përafërt 15.000.000 lekë”- thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2017, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori