Pasuesi i Seserit zgjidhet sipas Kushtetutës
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar pas deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama se në sirtarin e zyrës së saj rri i fshehur mandati i pasuesit të Rudina Seserit.

Në një konferencë për shtyp kryeparlamentarja sqaron se pasuesi i Seserit do të zgjidhet sipas Kushtetutës, ndërsa asaj nuk ia lejon Kushtetuta të heqë apo japë mandate.

“Kësaj here Rama paska gjetur sirtarin e Jozefinës. Ky burri që qan se e rreh Jozefina të sqarojë shqiptarët se kush e solli Seserin në Parlament, të sqarojë se pse ajo vendosi të vijë vetëm 3 herë në Parlament. Unë them që është unik rasti i saj në përcmimin që i bën Kuvendit dhe atyre që e kanë zgjedhur”, deklaroi Topalli. /albeu.com/


Shtuar më 10/04/2012, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori