Ka marrë fund makthi në lagjen nr.9 në Korçë, ndërsa ekspertët nga Tirana eliminuan
vatrat aktive toksike.
Tashmë zona përreth depos së ish-trikotazhit është e pastër nga
lëndët toksike dhe nuk përbën më rrezik për banorët.
Grupi i specialistëve, i cili ka nisur punën që prej mbrëmjes së të shtunës( 20 shkurt) dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (21 shkurt) ka eleminuar të gjitha
vatrat aktive.
Ndërkohë monstrat janë dërguar në laboratorin e Tiranës për të nxjerrë llojin e lëndës.
Ditët në vijim do të merren masa për largimin e këtyre lëndëve nga ndërtesa.
Fabrika e trikotazhit që gjatë diktturës e bëri Korçën një ndër qytetet me prodhimin më të madh këtë të shtunë rrezikoi më shumë se 10 familje në lagjen nr 9.
Lëndët toksike, të mbetura në ndërtesën e vjetër e të shkatërruar që nga viti 1990 kanë bërë reaksion, duke çliruar gazra dhe duke vënë në rrezik jetën e banorëve.
Menjëherë pas çlirimit të gazrave, banorët e alarmuar hodhën akuza ndaj autoriteteve lokale, duke thënë se kanë bërë kërkesa para disa muajsh por nuk është marrë asnjë masë.
Ndryshimi i temperaturave, bën që
lëndët kimike të bëjnë reaksion dhe të çlirojnë gazra të rrezikshëm.
Shtuar më 21/02/2021,
ora 09:54