Sekuestrohen 300 mijë euro në Fier, pastrim parash nga dy biznesmenë
Policia e Fierit bën me dije se ka sekuestruar llogaritë bankare të një firme të depozituara në tre banka të nivelit të dytë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se këto llogari janë sekuestruar pasi dyshohet se janë vënë në sajë të veprimtarisë kriminale.

“Më datën 17.03.2017, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ka sekuestruar 245.253 USD, 280.000 lekë të reja dhe 110000 Euro, të shoqërisë “B****” të depozituar nga ortakët e kësaj shoqërie B.Ç. dhe D. C, në tre banka të nivelit të dytë.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqërie dhe përfaqësuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, njofton zyrtarisht Policia e Fierit pa dhënë më shumë detaje se për çfarë veprimtarie bëhet fjalë./albeu.com/

Shtuar më 18/03/2017, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori