Pastori shokon për Dr. Florin: Mjekët fajtorë!
Nëse Dr.Flori do të ishte transportuar me urgjencë në spital, ai ndoshta mund t'ia dilte mbanë. Kjo gjë është konfirmuar nga një prej miqve të tij më të mirë, pastor Fitor Muça, teksa ka qënë i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion", në nder të këngëtarit.

Ai ka bërë me dije se mjekët kanë kërkuar nga bashkëshortja e tij, që ta çonin vetë në spital. “E kishin marrë urgjencën në telefon, por ajo nuk po vinte megjithëse klinika është vetëm 5 minuta larg në këmbë.

Ata thoshin vetëm që nuk kemi ambulancë për momentin, pasi është diku tjetër. Bashkëshortja e tij, ka marrë djalin në dorë dhe ka shkuar tek ambulnaca e lagjes, ku i kanë thënë që ta sjellin familjarët në urgjencë.

Por kjo ishte e pamundur, pasi Flori ishte shumë i rëndë. Si ka mundësi që t’i thuhet një nëne të re me një fëmijë në krah, silleni këtu të sëmurin, kur mjekët mund të shkonin në këmbë, për të ndihmuar një njeri”, ka deklaruar ai. /albeu.com/

Shtuar më 18/11/2014, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori