Sot takimi, Zelensky gati për kompromis: Nga NATO heqim dorë, por ka diçka që nuk mund të bëjmë

Ditën e sotme pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë mes ministrave të jashtëm të Rusisë e Ukrainës në Turqi.

Sipas mediave të huaja, Ukraina është e gatshme për një zgjidhje diplomatike dhe për të diskutuar kërkesën ruse për neutralitet, që nënkupton heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO.

Por në Ukrainë ka diçka që nuk mund t’ja plotësojnë Putinit. Vendasit shprehen se nuk do t’i japë “asnjë centimetër” territor Rusisë.

Lavrov ka mbërritur i pari në Antalia, ndërkohë që takimi pritet që të zhvillohet më vonë gjatë ditës.

Presidenti Zelensky paralajmëroi dje se Polonia është gjithashtu në rrezik, pasi sipas tij Putini dëshiron të shpërbëjë Evropën. Nga këndvështrimi i tij, megjithatë, kërcënimi i luftës bërthamore është “një bllof”.

Sistemet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që monitorojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, megjithatë, kanë ndaluar transmetimin e të dhënave.

Dhe, ndërsa evakuimi i vështirë i civilëve përmes korridoreve humanitare vazhdon, Shtëpia e Bardhë paralajmëron për rrezikun e Moskës “përdorim të armëve kimike”.


Shtuar 10.03.2022 09:22