"Paske marrë zell të madh", Hajdari ironizon nga Kuvendi Ballukun
Deputetja Rudina Hajdari ka tentuar t'i përgjigjet sot në Kuvend ministres Belinda Balluku, e cila e quajti opozitën të paditur, ndërkohë që u shpreh e vendosur se rruga Milot-Fier do të ndërtohet.

“E kishte marrë një zell të jashtëzakonshëm Balluku”, -këto ishin fjalët e vetme të deputetes Hajdari, të cilës iu ndërpre fjala menjëherë nga Vasilika Hysi.

Hysi: Ne duhet të jemi model për të respektuar rregulloren, kërkove fjalën për procedurë dhe jo për replikë!

Hajdari: Me lini një minutë.

Hysi: Jo teknika ndërpritjani fjalën të mësojnë të respektojnë rregulloren!

Ministrja e Transportit Belinda Balluku foli duke mbrojtur projektin “Milot-Fier”, ndaj kritikave në lidhje me çmimin e lartë të segmentit rrugore.

Balluku tha se kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro dhe do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët.

“Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para. E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të vjellë zift.

U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë?

Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim?”- tha Balluku.


Shtuar më 09/07/2020, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori