"Paska dehur vdekjen ky lugat", zbulohet poezia e Dritëro Agollit për Berishën
Deputeti Namik Dokle i ka bërë një surprizë të këndshme Dritëro Agollit gjatë aktivitetit përmbyllës në nder të 85-vjetorit të ditëlindjes së tij. Ndër shumë recitues të poezive të tij ka qenë edhe deputeti socialist, i cili nxorri disa shënime që ia ka “rrëmbyer” dhe ruajtur Dritero Agollit gjatë seancave plenare kur shkrimtari ishte deputet. Në njërën anë të jetës Dritëroi shkruante diskutimet për çështje të ditës në Parlament dhe në tjetrën poezi. Mes tyre Dokle ka përzgjedhur edhe poezinë vdekja, ku satirizon Sali Berishën.

“Veç me vdekjen s’jam takuar kurrë,

Ndaj e pres nderuar ne shtëpi,

Për respekt një qengj manar në furrë,

Për humor një shishe me raki.

Do ta ftoj ne sofër tok te pijmë,

Vdekja mbretëreshë e unë mbret!

Dehur bashkë natën do ta gdhijmë,

Dehur do te dalim ne qytet.

Xurxull vdekja do këndojë:

“U prisha, Moralisht u prisha!…Ah, ç’mëkat!”

Do çuditet president Berisha:

“Paska dehur vdekjen ky lugat!”… /Albeu.com/
Shtuar më 14/10/2016, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori