Pasi u zbulua platforma e aleatëve, Basha u përgjigjet krerëve të partive të vogla
Pak orë pasi aleatët e tij zbuluan platformën e përbashkët të përbërë nga shtatë pka kryesore me disa nënpika seciale ndaj Patisë Demokratike, kreu i kësaj të fundit, Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e radhës.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se kryedemokratike ka thirrur në një takim aleatët i cili do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00.

Temë e këtij takimi mund të jetë veç të tjerave edhe diskutimi mbi këtë platformë, por nuk përjashtohet mundësia për t’u diskutuar edhe rreth situatës në të cilën ndodhet vendi pas tërmeteve të dy ditëve të fundit dhe dëmeve që kanë shkaktuar.

Ky takim vjen në një kohë kur opozita ende nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me aksionin e saj.
Shtuar më 23/09/2019, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori