Avioni luftarak rus rrëzon dronin amerikan, reagon SHBA: Veprim i pamatur

Një avion luftarak rus u përplas me një dron amerikan mbi Detin e Zi, sipas një deklarate të ushtrisë amerikane.

Siç raporton Reuters, një avion luftarak rus Su-27 goditi të martën helikën e një droni mbikëqyrës ushtarak amerikan “Reaper”, duke bërë që ai të rrëzohet në Detin e Zi. Ushtria amerikane e dënoi incidentin, të cilin e quajti të pamatur.

“Aeroplani ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një avion rus, duke rezultuar në rrëzimin dhe humbjen totale të MQ-9”, tha në një deklaratë gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së James Hecker, i cili ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes së Forcave Ajrore të SHBA-së në rajon. /albeu.com


Shtuar 14.03.2023 19:32