KAMERA E FSHEHTË/ Devis Xherahu bie në “kurthin” e dashurisë

Nëse doni të shihni një Devis Xherahu ndryshe, ky është momenti.

Ja ku e keni, teksa po kërkon të ‘sqarohet’ me një tip të panjohur, për më tepër në ambient publik.

Artisti i i qeshur dhe i sjellshëm, që keni parë në skenë dhe në ekran, këngëtari i serenatave, i këngëve greke dhe i dhjetëra krijimeve muzikore ka dalë nga vetja.

Shkak i tjetërsimit të këngëtarit korçar është bërë kjo fanse e zjarrtë, e cila beson se klipi më i ri i artistit, i quajtur “Ezmerka” i dedikohet asaj. Për ta bërë akoma më të besueshëm këtë skenar mendon bashkëshortja e Devisit, Ertemiona Mejdani, e cila është bashkëpunëtorja jonë në këtë kurth të ngritur nga emisioni “Piranjat”.

Bukuroshja me dy tituj bukurie, “Miss Globe” dhe “Miss Shqipëria” e çon burrin e saj për drekë, në të njëjtin vend, ku pret fansja e fiksuar.

Çifti mbërrin në restorant, më i dashuruar se kurrë. Sapo nisin të drekojnë fansja e tij më e zjarrtë afrohet pranë tavolinës së tyre. Ajo i thotë këngëtarit se janë takuar dikur në Greqi, por Devisi s’e mban mend.

Por problemet e vërteta fillojnë sapo fansja e fiksuar përmend natën që kanë gdhirë së bashku. Në këto çaste, në lojë futet Ertemiona, e cila do të dijë qëllimet e vajzës së panjohur.

Ky është momenti kur Devisi kupton se po i del situata jashtë kontrollit dhe bën një veprim që nuk do t’ia këshillonim asnjë mashkulli: të ndërhyjë ne debatin mes dy femrave.

Raundi i radhës mes dy vajzave ndërpritet nga një person i tretë, i cili është një tip i fortë, me të cilin shoqërohet fansja e fiksuar. Debati mes dy burrave arrin deri në atë pikë, saqë ata vendosin të “sqarohen” përjashta, në një duel, që përfundoi së bashku me kamerën gazmore të “Piranjave”.


Shtuar 14.04.2023 23:56