Pasi tha se adhuronte Toto Riinën, kunati i Tahirit: Më kanë vjedhur telefonin!
Pëlqej
Kunati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit me anë të një postimi në Facebook ka reaguar pas postimit në faqen e tij të Facebook ku shprehej se Toto Riina ishte idhulli i tij më i madh.

Pasi statusi i tij u bë lajm, ky status u fshi ndërsa u mbyll edhe llogaria e tij në Facebook.

Pas kësaj, Alban Berisha shprehet se dikush i ka vjedhur telefonin, përfshirë këtu edhe llogarinë e tij në rrjetin social.

Nga llogaria e mikut të tij, Alban Berisha bën thirrje për ndihme, duke theksuar se kush e ka gjetur telefonin ta dorëzojë në polici.

“Ju lutemi kush e ka gjetur telefonin dhe po e përdor në mënyrë të pandershme dhe të pandërgjegjshme facebookun tim, ju lutem ta dorëzoni sa më parë në rajonin e policisë më të afërt.

Po më diskreditoni me këtë status që më keni bërë. Me respekt Alban Berisha”, shkruan ai.

Postimi i parë

“Sot vdiq Toto Rina, njeri i nderit! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti! Idhulli im, fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez!

Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet, Universiteti i Nderit! Toto Rina mesuesi i jetes time! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit!”. /albeu.com/

Shtuar më 18/11/2017, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori