Pasi ta lexoni këtë s'do të shkoni më tek ky vend i njohur në Kosovë
Zona përreth fontanës, në “Ulpianë”, është shndërruar në hapësirë ku po raportohen më së shumti për vepra të dyshimta kriminale. Këtë konstatim të publikuar në rrjetin social “Instagram” e ka nxjerrë organizata joqeveritare “Open Data Kosovo”, e cila në bashkëpunim me UNDP-në dhe me “UN Kosova Team” ka bërë një hulumtim të rasteve të raportuara për aktivitete të dyshimta të kryera në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

“Njëra ndër zonat ku janë raportuar më së shumti raste të aktiviteteve të dyshimta në Prishtinë është zona afër Fontanës në ‘Ulpian뒔, thuhet në postimin e publikuar nga “Open Data Kosovo”.

"Aty pastaj shtohet se gjatë një periudhe njëvjeçare janë raportuar më shumë se 90 raste të tilla. Ndërsa ky hulumtim është kryer nga “Open Data Kosovo” në bashkëpunim me UNDP-në dhe me “UN Kosova Team”, thuhet në postimin e tyre.
Shtuar më 02/06/2017, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori