Pasi quajti zyshën kur*ë, Visjan Ukcenaj i nxehet live moderatorit
Pëlqej
Aktori Visjan Ukcenaj është një ndër aktorët shumë të dashur për publikun, i cili është bërë i famshëm falë spektaklit të humorit 2XL.

Por pak javë më parë, dedikimi i tij për mësuesen dhe ofendimi i tij bënë xhiron e medias online duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat e tij.

Në puntatën e radhës të emisionit "Një kat më lart" ishte i ftuar Visjan Ukcenaj ku foli për herë të parë për "mësuesen 'kurvë' që i kishte thënë s'do të bëhej kurrë njeri.

"Ajo ishte një video për të qeshur. Unë kam pas mësuar shumë dhe videon e bëra për gallatë. Nuk flas për asnjë zyshë konkrete. Zyshat i kam pasur të shkëlqyera", u shpreh Visjani për videon që bëri xhiron e rrjetit.

"I përshëndesim zyshat se kontributi i tyre është i padiskutuar, por meqë ky njeriu nuk është normal…”, u shpreh moderatori Ermal Peçi.

Aktori e ndërpreu duke i thënë i nxehur: "O plak më the edhe një herë s’jam normal… "T’u çova", vazhdoi moderatori duke e kthyer situatën me të qeshur.

"Më edhe një herë s’jam normal ta derdha këtë gotën, të bëra…", u shpreh me humori Visjani dhe më pas bashkë me Ermalin bënë gëzuar me gotat. /albeu.com/


Shtuar më 18/03/2018, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori