Pasi publikoi këngën me reperin grek, Noizyt i ndodh e papritura në Greqi (FOTO LAJM)

Reperi i njohur Noizy, ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me reperin e famshëm grek, Snik. Kënga mban titullin "New Benz" dhe është publikuar me videoklip e sigurisht që është pritur mjaft mirë nga publiku. Kjo shihet fare mirë në platformën Youtube ku në më pak se 24 orë nga publikimi, numëron mbi 600 mijë klikime dhe është numri 3 si video që po shikohet më shumë në Greqi.

Mirëpo kënga "New Benz" mund të nominohet në një ceremoni të ndarjes së çmimeve muzikore në Greqi. Është fjala për “MAD Awards”, garë për të cilën, Noizy ka kërkuar nga fansat në Greqi që ta shpërndajnë sa më shumë këngën e tij.

“Na duhet shikueshmeri me shume nga Greqi, per te marre dhe kjo kenge nominim ne MAD Aëards me date 26/27, ju lutem shperndajeni”, ka shkruar reperi shqiptar.
Shtuar më 23/06/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori