"Pasi maskat ikën në drejtim të paditur, u zgjuan nga gjumi çunat e krimit"
Në statusin e radhës në Facebook, ish kryeministri Berisha nënvizon se kjo vjedhje nuk mund të ndodhte pa bashkëpunimin e policisë, pasi terminali i Rinasit ka qenë zonë më e mbrojtur gjatë këtyre ditëve, pas akteve terroriste që ndodhën në Stamboll.

"Siguria ne duart e maskave!! Grabiten me arme nga maskat, shuma te medha parash ne terminalin e aeroportit te Rinasit.

Te dashur miq, sot ne vendin me te sigurt te shtetit dhe vendit, ne terminalin e aeroportit te Rinasit ka ndodhur diten per diell, konkretisht ne ora 14:30 min, nje grabitje e pashembullt me armë.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur, në terminalin e jashtëm të aeroportit, kanë grabitur mjetin tip “Benz ML”, i mbushur plot e perplot me kartemonedha euro me vlere qe arrine ne shume miliona.

Si zakonisht, pasi hajnat me maska jane larguar ne drejtim te paditur, jane zgjuar nga gjumi çunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes.

Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje–daljet e kryeqytetit. Kjo vjedhje qe nuk mund te ndodhte kurre pa nje bashkepunim te ngushte me çunat e krimit vjen nje ditë pasi shefi i komisariatit të policisë së Rinasit tha për Televizionin Klan se ishin shtuar masat, pas sulmeve terroriste në Stamboll.

Kesaj i thone jane shtuar masat qe hajduteve te mos ju hyje ferra ne kembe! Shteti ne duart e krimit!". /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2016, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori