Pasi i plasën përgjimet reagon Dako: Unë ha dreka dhe darka
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e ka thënë hapur se ai nuk e ka fare për shqetësim se është takuar me anëtarët e bandës së Shijakut, familjen e Avdylajve.

I ftuar në emisionin Open dhe duke ju referuar materialeve të përgjimeve, të publikuara nga BIRN e VOA, Dako vetë u shpreh se ai ka qenë i ftuar në drekë dhe nuk ka shkuar me ftesë të Avdylajve.

Më tutje ka pohuar se i njeh anëtarët e bandës së Shijakut, por deklaron më pas se ai nuk i sheh diplomën dhe dëshminë e penalitetit atyre që takon.

Kujtojmë se në bazë të publikimit të përgjimeve, nënkuptohet se anëtarët e bandës kanë bashkëpunuar me Dakon në shit-blerjen e votave.

Pjesë nga debati:

Drekë në janar- shkurt, kur zgjedhjet janë në qershor?

Zgjedhjet fillojnë që ditëen e parë dhe dreka e darka unë ha çdo ditë me njerëz në nevojë, me grupe interesi... pra ne jemi gjatë gjithë kohës në shërbim të njerëzit. Unë kam qenë i ftuar dhe në atë drekë kanë qenë 11-12 veta. Unë kam qenë i ftuar nga të tjerë dhe fati im i keq që kam qenë aty, ku kanë qenë dhe ata pjesëmarrës.

Unë kam qenë në hotel Majestic me 10-12 persona dhe Altini nuk ka qenë në drekë, për aq sa mbaj mend unë. Por edhe sikur të ishte, nuk më shqetëson fakti që jam në drekë me këta persona.

Cfarë nevoje kishte ky grup?

Tani kënaqësia për të qëndruar me kryetarin dhe kërkesat tona për të pranuar qytetarët... shikoni, nëse dikush vjen në drekë dhe ka precedentë penalë, ky nuk është faji im.

-A kanë përfituar ata lehtësira?

Ne nuk i kemi favorizuar, jo vetëm Avdylajt por çdo qytetar i Durrësit që nuk plotëson kriteret ligjore për të marrë lehtësira... unë po ju them që un nuk i shikoj diplomën e as dëshminë e penalitetit të tyre. Nëse ata kërkojnë favore, unë jam i detyruar të zbatoj ligjin dhe këtë sjellje e kam prej 12 vitesh me të gjithë qytetarët e Durrësit.

-Ju e nxirrni këtë si një takim rastësor, pastaj thoni po kam drekuar por nuk e mbaj mend

Jo thash që personi që ju thoni, Altini, nuk ka qenë në tavolinë. Unë po të them të vërtetën dhe koha është e gjatë dhe s’mund të mbaj mend tani sesa dreka ha.


Shtuar më 31/01/2019, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori