Pasi i hoqi nga lista, Basha godet sërish Bregun, Topallin e Patozin
Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas shumë kritikave ka folur për ndryshimin e listave kandidatëve për deputetë.

Pavarësisht se ai u shpreh se ishte një vendim i vështirë, sot Basha deklaroi se ky ndryshim ka sjellë shumëfishim të njerëzve në mitingje.

“Ka pasur vërtet, ka një shumëfishim të njerëzve në mitingjet tona. Njerëzit presin atë që është normale në ciklin politik të çdo partie në Europë, riciklim të elitave.

Nuk ka kuptim të shkohet në çdo fushatë me një ekip, duhet ripërtërirë.

Këtë kam bërë, kam ripërtërirë ekipin për të ripërtërirë nesër me energji të shumëfishuara shtetin shqiptar për ta vënë në shërbim të qytetarëve dhe axhendës së qytetarëve që është ekonomia”, -tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori