Pasi i gjujtën me 10 vezë, Veliaj: S'kishin fare nishan (VIDEO)
Pëlqej
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me incidentin e paradites së sotme ku Veliaj u qëllua me vezë.

Por pavarësisht se drejt tij u hodhën 10 vezë, asnjë prej tyre nuk e preku Veliajn.

Gjatë dëgjesës, Veliaj ka komentuar incidentin me të cilën u përball sot nga të rinjtë e FRPD-së të cilët e kanë qëlluar me vezë ndërsa po qëndronte pranë hotel Plazza.

"Sot dolët huq, erdhët me vezë, por s’kishit as nishan, me ato që kishte çuar Luli. Hodhët 10 vezë pa asnjë nishan"- tha Veliaj. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori