Liverpooli fitoi në “frymën e fundit” ndaj Ajax, Van Dijk: Nuk dëgjojmë se çfarrë flitet për ne, po rikthehmi në formë

Liverpool nuk është duke kaluar një moment të mirë në fillim të këtij sezoni. Në ndeshjen e dytë te fazës së grupeve të Champions League përballë Ajax, “The Reds” fituam vetëm në minutat e fundit duke konfirmuar momentin jo të mirë që po kalojnë.

Pas ndeshjes Van Dijk u shpreh shumë i lumtur me fitoren e arritur, dhë tha se ky është një hap pozitiv për rikthimin në formën më të mirë.

“Ishte shumë e rëndësishme të tregojmë një reagim pozitiv. Nuk është e lehtë ta kthesh atë, por është një hap në drejtimin e duhur.

“Gjatë ndeshjes pati momente të shkëlqyera. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim.

“Ne nuk po dëgjojmë botën e jashtme. Shumë ish-futbollistë, të cilët e dinë se çfarë po kalojmë, thonë shumë për të na rrëzuar, por ne e dimë se ndeshja e fundit ishte shumë e keqe dhe ky ishte një hap në drejtimi i duhur”, përfundoi Van Dijk.


Shtuar 14.09.2022 10:26