Pasi e quajti policin "horr", Rama reagon për arrestimin e djalit të deputetit të tij
Pavarësisht se dje kryeministri Edi Rama sulmoi policin Nuhu i cili zbuloi skandalin e Xhisielës, sot Rama lavdëron punën e prokurorisë për arrestimin e djalit të deputetit.

"Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë.

Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund",- ka përfunduar mesazhin Rama

Rikujtojmë se kryeministri Edi Rama ditën e djeshme e quajti policin që bëri publik ngjarjen një "horr" duke e kërcënuar se do ta "ndjekë këmbë pas këmbe". /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2018, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori