Pasi e larguan nga puna, ish-oficeri Artan Cuku ortak në polici private
Ish-oficeri i Policisë, Artan Cuku, pas largimit nga radhët e uniformave blu qëndroi pa punë për disa muaj, duke mos pasur një angazhim konkret. Më pas, ai u angazhua në profilin e tij me një kompani të policisë private.

Nga dokumentet zyrtare, ai rezulton se ka qenë ortak në kompaninë “International Security Albania”.

Kjo kompani ishte themeluar në vitin 2010 me aksioner dhe ortak të vetëm Artan Cukun, me një kapital prej 90 milionë lekësh të rinj të zotëruar prej viktimës 100 për qind.

Objekti i kësaj kompanie, sipas dokumenteve, ka qenë ofrimi i shërbimeve të ruajtjes së personave, objekteve dhe veprimtarive.

Gjithashtu, kompania ka ofruar shërbime të ruajtjes, transportimit e shoqërimit të vlerave monetare e sendeve të çmuara, instalimin e mjeteve të sistemeve të vëzhgimit, audio-vizive, sistemeve të ruajtjes me pajisje elektronike, instalimin dhe përdorimin e mjeteve të sistemit të radiokomunikacionit, pajisjeve dhe mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit, përdorimin e mjeteve të akseskontrollit etj.

Fitimet më të mëdha dhe xhiron vjetore më të madhe kjo kompani rezulton se i ka pasur në vitet 2014-2015./Albeu.com/
Shtuar më 09/04/2017, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori