Pasi bllokoi magjistraturën Basha kërkon ndërprerjen e punës së Vetingut
Sot Partia Demkokratike ka bllokuar projekt-ligjin për magjistratët e rinj duke mos marrë pjesë në Kuvend për votim.

Ndërsa zgjidhje mund të jetë votimi, Basha ka vendosur t'i bjerë nga rruga e gjatë për të shkuar te kjo zgjidhje duke propozuar disa pika të tijat. Madje ai ka kërkuar edhe ndërprerjen e Vettingut që po shkarkon gjykatësit e prokurorët e korruptuar dhe të dyshuar.

Basha- Si mund të dilet nga ky kolaps:

E para t’i qëndrojmë besnikë konsensusit të korrikut. Ne i kemi bërë disa nga propozime.

Së dyti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në Prokurori. Paligjshmëria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorisë që ka çuar në emërime të paligjshme.

Së treti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë me anëtarët e jashtëm të KLGj e KLP dhe duke përsëritur sipas ligjit, procedurën e zgjedhjes. Sepse procesi kundër ligjit është i pavlefshëm. Anëtarët e KLGj dhe KLP duhet të zgjidhen jo sipas qejfeve të mazhorancës.

Së katërti, zgjidhja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese që ajo të bëhet funksionale. Asgjë s’e ndalon Edi Ramën që siç po shemb Teatrin, të fusë në burg këdo. A mendoni se ka një instrument sot që e përdor Edi Ramën që të fusë në burg këdo që mban ngjyrën portokalli? Nuk e kam pyetje retorike. Ai bën ligj psh kush mban veshur ngjyrë portokalli, duhet futur në burg! Deri dje e pengonte Gjykata Kushtetuese, po sot, kush e pengon?! Deri dje Gjykata e ndalonte dhe hapte procedim penal, kurse sot, nuk ka.psh, sot vendimi i tij mund të ketë të bëjë me pronar, kursimet, dyqanet... Ky është kufiri midis demokracisë dhe diktaturës.

Ndërprerje e menjëhershme e procesit të njëanshëm në Veting. Shembull epik kemi ratsin e gjyqtarit të ish-diktaturës që është një shërbëtor i Edi Ramës. Këto janë pikat kryesore krahas një komisioni të balancuar dhe të paanshëm për të verifkuar sistemin e drejtësisë.

Por, ata që e sollën vendin në këtë pikë duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata kanë emër e mbiemër.

Rama e refuzoi propozimin tonë që Vetingu në Polici të nisë nga ministri. Pse duhet ta kërkojë për policin? Sepse po ta kërkojë për ministrin i pari ai duhet të largohet. Ky me vëllanë e dënuar për trafik droge duhet të rrijë ministër i Brendshëm> ky ëhstë standart i papranueshëm. Në mënyrë kategorike i paparanueshëm. Këto janë qëndrimet kryesore.

Meqënëse do të shembë Tetarin dhe e ka kthyer parlamentin n teatrin, kjo ëhstë rruga dhe e vërteta sipas nesh. Së vërtetës nuk mund t’i ike duke pretenduar sikur nuk e sheh.

Pa prerë lidhjet e qeverisë me krimin nuk mund të vazhdojmë se do të na largojë më shumë nga Perëndimi.
Shtuar më 23/07/2018, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori