Pashkët, Topalli: Më shumë tolerancë
Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli uroi besimtarët katolikë për ditën e Pashkëve. Pas vizitës së saj në Katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, Topalli u shpreh se Pashka është një premtim dhe Zoti sjell ringjalljen tek seicili prej nesh në mënyrën spirituale.


“Jam sot këtu për t’i uruar Shkëlqesisë së Tij, Imzot Rok Mirditës, besimtarëve katolikë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë, gëzuar Pashkët”, tha gjatë urimit të saj kryeparlamentarja Topalli.

"Pashka është një premtim dhe Zoti sjell ringjalljen tek seicili prej nesh në mënyrën spirituale dhe se sa e rëndësishme është për të menduar dhe për të kontribuar me dashuri, me tolerancë dhe mirëkuptim dhe me besimin se gjërat janë bërë mirë, mund të bëhen më mirë dhe do të bëhen më mirë", tha Topalli. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2012, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori